Paralajmërimi i SHBA: Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment, po lëviz trupat drejt perëndimit

Rusia po zhvendos trupat në perëndim në Bjellorusi për lojëra lufte, thanë zyrtarët, pasi Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të ashpër se trupat e Putinit mund të pushtojnë Ukrainën “në çdo moment”.

Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin tha se stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë do të përfshijnë përgjigjen praktike ndaj kërcënimeve të jashtme, raportoi Associated Press.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë e quajtën situatën “jashtëzakonisht të rrezikshme” pasi më shumë trupa ruse iu afruan Ukrainës.

“Presidenti Putin e ka krijuar këtë krizë duke grumbulluar 100,000 trupa ruse përgjatë kufijve të Ukrainës. Kjo përfshin lëvizjen e forcave ruse në Bjellorusi kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta dhe kryerjen e stërvitjeve shtesë në kufirin lindor të Ukrainës,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Pra, le të jemi të qartë, pikëpamja jonë është se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme, ne jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm në Ukrainë.”

Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë dhe do të takohet me ministrin e jashtëm rus Lavrov në Gjenevë, ndërsa tensionet rriten nga frika për një pushtim të mundshëm rus.

Antony Blinken ka udhëtuar në Kiev këtë të mërkurë dhe do të takohet me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba për të “përforcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken do të takohet gjithashtu me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov në Gjenevë të premten, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, ku ai do të “vazhdojë diskutimet diplomatike dhe do t’i kërkojë Rusisë të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar”.

Udhëtimi vjen pas negociatave në Evropë midis SHBA-së dhe Rusisë për të qetësuar tensionet në rritje.

LEXO EDHE:

Back to top button