Paralajmërohen subvencione për panelet diellore fotovoltaike

Ministria e Ekonomisë i kërkoi Ministrisë së Financave të vazhdojë subvencionet për dritaret PVC, shporete me pelet dhe kolektorë diellorë, tha udhëheqësja e sektorit të energjetikës në Ministrinë e ekonomisë ne emisionin e sotëm në Alsat, “Magazina Ekonomike”, Valentina Stardelova.

Siç tha ajo, risi është plani për subvencionimin e paneleve diellore fotovoltaike për amvisëri, gjegjësisht sistem që mundëson ruajtjen e energjisë elektrike të fituar nga panelet diellore.

Vendimi varet nga qytetarët, nëse do duan tepricën ta dorëzojnë në rrjet ose thjesht ta përdorin atë për nevojat e tyre,” tha Stardelova.

Shuma që do të subvencionohet nga shteti ende është në fazën e analizës, por pritet të dihet deri në fund të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button