Paralajmërohet një zgjerim i mundshëm i listës së produkteve me çmime të ngrira

Në një konferencë për media në Manastir, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se nesër në seancë të qeverisë do të shqyrtojnë të dhënat nga Enti i Statistikave në fushën e lëvizjes së çmimeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë për muajin nëntor dhe nëse ka rritje të çmimeve.

“Do të marrim vendim për zgjerimin e vendimit me produkte shtesë, që do të ishin orizi dhe vezët”, tha ministri Bekteshi.

Ai po ashtu theksoi se vendimet nuk vlejnë për çmimet e sotme, por për çmimet e produkteve që tregtarët i kanë formuar më 1 dhjetor.

“Çmimet nga 1 dhjetori do të jenë të vlefshme deri më 31 janar 2022. Çmimet nuk mund të rriten por vetëm të ulen dhe prandaj po bëjmë përpjekje që të rritet prodhimi i energjisë elektrike, të mos ketë goditje në çmim me energjinë elektrike dhe shpenzimet e kompanive të jenë më të ulëta”, tha Bekteshi gjatë vizitës së tij në REK Manastir dhe shtoi se vendimet e qeverisë mbrojnë standardi i qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button