Paralajmërohet themelimi i Agjencisë Digjitale

Në vend të shkurtimit, Qeveria themelon institucione

Njofton shkurtim dhe optimizim të institucioneve por themelon institucione të reja. Qeveria të radhës do të themelojë Agjencinë digjitale e cila do të duhet të zbatojë procesin e digjitalizimit të shërbimeve administrative të institucioneve publike. Për këtë nuk ka akoma kornizë ligjore, nuk dihen implikimet financiare dhe as numri i të punësuarve.

Në vitin 2021 do të formohet korniza juridike për bazën e Agjencisë digjitale, pastaj do të parashikohen edhe nevojat e kësaj agjencie. Por, unë konsideroj se si institucion do të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit sepse është sepse të gjitha proceset e digjitalizimit do të zbatohen nga Agjencia digjitale.”-tha Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ndërkohë, akoma nuk ka rezultate konkrete për procesin e paralajmëruar të shkurtimit të numrit të nëpunësve administrativ dhe as të shkurtimit të institucioneve dhe organeve publike. Ministri Jeton Shaqiri deklaron se ky resor është në fazën e përgatitjes së raportit për riorganizimin e ardhshëm.

Akoma nuk janë diskutuar modelet por pas riorganizimit, kur të vijë koha do të diskutohen edhe modelet. Por modelet për riorganizim asnjëherë nuk do të jenë në dëm të nëpunësve në administratën publike por do të jenë për avancimin e tyre, qoftë kjo edhe në sektorin privat. Do të rioranizohen dhe në mandatin 4-vjeçar do të kemi edhe ulje të numrit të të punësuarve në sektorin publik.”-pohoi Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Shaqiri beson se me ligjet e reja për nëpunës administrativ, për nëpunës në sektorin publik dhe për shërbimet e larta udhëheqëse do të përmirësohen shërbimet publike. Sa i takon avancimit të nëpunësve administrativ, ministri shtoi se secili institucion detyrohet të pranojë kërkesat e nëpunësve për pranimin e diplomave të tyre të fakultetit dhe të organizojë avancimin dhe financat varësisht këtyre kërkesave.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button