Parkimi “mision i pamundur” në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Parkimi “mision i pamundur” në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Parkingu në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” vazhdon të mbetet në kaos. Qytetarët janë në hall të madh, pasi me orë të tëra enden për të gjetur një vend të lirë për parkim. Ata ankohen se prej më shumë se dy dekada nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problematikë.

“Prej kohësh ka qenë katastrofë dhe ende është. A mendon se do të zgjidhet ky problem? Vështirë… ata flasin me vite se do të ndërtojnë garazhe në kate, por nuk ka asgjë ende”, tha një qytetar.

“Katastrofë parkingu, një orë e kam humbur në mëngjes dhe tani sapo dola, një orë e gjysmë kam mbet këtu duke parkuar veturën”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Duhet të zgjidhet urgjentisht, e gjithë Maqedonia është këtu dhe habitem që në 30 vitet e fundit si nuk gjetëm kohë për të investuar që ta zgjidhim këtë problem”, theksoi një qytetar.

“Për parkingun nuk ka çka të flitet, një orë sorollaten të gjejnë vend të lirë”, u shpreh një qytetar.

Ditë më parë, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, kanë marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button