Parregullsi në punën e N.P “Rrugë dhe Rrugica”, punonjësit: S’mund të protestojmë, kemi presione

Parregullsi në punën e N.P “Rrugë dhe Rrugica”, punonjësit: S’mund të protestojmë, kemi presione

Të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe rrugicat” edhe pse nuk kanë marrë pagën e muajit shtator që sipas afatit është deri në datën 15 të muajit, ata në mënyrë anonime ankohen se siç thonë janë nën presion të vazhdueshëm që të mos protestojnë dhe se nuk mund të shprehin revoltën e tyre për padrejtësitë që u bëhen.

Sipas emalit që dërguan, thuhet se në Ndërmarrjen Publike Rrugët dhe rrugica – Shkup, janë bëre parregullsi në punën e ndërmarrjes.Të punësuarit anonim shtojnë se vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i ndërmarrjes për shkak të pamundësisë së pagesës së pagave dhe pamundësisë për të siguruar repromateriale. Nga drejtori i ndërmarrjes Vanço Umlenski nuk ka përgjigj për situatën e krijuar në këtë ndërmarrje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button