Parregullsi në vendvotimin 2276 në Shtip, kanë votuar dy persona të diagnostikuar me Covid-19

Një anëtar i Këshillit Zgjedhorë rreth orës 10:25 ka raportuar në SPB-Shtip se në vendvotimin 2276, që ndodhet në çerdhen “Vera Ciriviri Trena” në Shtip, persona të moshës 72 dhe 67 vjeçe kanë votuar pse janë pozitivë me Covid-19 dhe janë në listë për izolim, transmeton Alsat.

Në lidhje me: Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës sot votojnë për kryetar komune

Personat në fjalë janë në listën për izolimit që nga nga 12 dhjetori 2020.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se tashmë është njoftuar edhe prokurori publik.

Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Senka Andreeva thotë se procesi i votimit në vendvotim nuk është ndërprerë dhe do të dërgohet ekip për dezinfektimin e vendvotimit.

Deri në orën 13:00 jehona e votuesve në Shtip është 16.61 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, respektivisht kanë votuar  6,938 qytetarë në gjithsej 77 vendvotime.

Të tjera: Jehona e votuesve deri në ora 13:00: Në Shtip 16,61 për qind, në Pllasnicë 22,35

LEXO EDHE:

Back to top button