Partitë e koalicionit qeverisës planifikojnë postet e zëvendësministrave


Qeveria ende e paformuar, por partitë kanë planifikuar tashmë postet e drejtorëve dhe zëvendësministrave. Jozyrtarisht, BDI do të propozojë gjashtë poste për zëvendësministra:

ZV-MINISTRA (BDI)
– Ministria e Punëve të Brendshme
– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve
– Ministria e Mbrojtjes
– Ministria e Drejtësisë
– Ministria e Arsimit
– Ministria e Shëndetësisë

Përveç në eshalonin e parë, BDI dëshiron t’i marrë pozicionet e rëndësishme siç janë Navigacioni i Maqedonisë, Agjencia për Komunikime Elektronike, MEPSO dhe Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa planifikon të ketë sekretarë shtetërorë në pesë institucione.
Lëvizja BESA njoftoi se do të marrin dy poste zëvendësministrash dhe një sekretar shtetëror. Zëvendësministër të Kulturës dhe Arsimit, edhe pse për këtë pozitë pretendon edhe BDI-ja. BESA do të propozojë gjithashtu edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

ZV-MINISTRA (BESA)
– Ministria e Kulturës
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Mandatari Zaev nuk ka zbuluar deri më tani se si do të jetë shpërndarja e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve dhe udhëheqësve. Sipas tij, emrat do të shpalosen pas votimit të Qeverisë së re. Zaev vetëm zbuloi se këto pozicione do të drejtohen nga parti nga komunitetet pakicë siç kanë turqit, romët, boshnjakët, serbët dhe vllahët.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button