Partizani firmos me Cvetanovskin, Ileski prezantohet të Kukësi

Skuadrat e Partizanit dhe Kukësit, kanë prezantuar përforcimet e fundit, të cilët vijnë nga kampinati i futbollit në Maqedoninë Veriore.

Kështu Partizani ka përforcuar repartin e sulmit, teksa ka zyrtarizuar Matej Cvetanoskin, i cili bëhet lojtari i tretë që vishet i kuq, pasi Bruno Telushit dhe Engjëll Hotit.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

Lojtari ka luajtur me kombëtaret U19 dhe U20 të Maqedonisë së Veriut. Cvetanoski është aktivizuar me klube si Vardari, Shkupi, Pelisteri dhe Makedonija Gj.P., teksa në fazën e dytë të sezonit të fundit ishte pjesë e hungarezëve të Gyirmot, ekip me të cilin zhvilloi 10 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.

Ndërkohë edhe skuadra tjetër nga Shqipëria bëri zyrtare afrimin e futbollistit nga Maqedonisë. Bëhet fjalë për Kukësin, i cili së fundit ka bërë edhe afrimin e dytë në skuadër, ku pas sulmuesit Jakup Berisha, kanë firmosur me një mbrojtës. Antonio Ilieski ka firmosur me verilindorët, ndërsa është fotografuar edhe me fanellën e Kukësit në ambientet e “Kukës Arena”.

Ilieski së fundi ka qenë pjesë e Renovës, në Maqedoninë e Veriut, teksa më herët ka luajtur për ekipe si Tikves, Gostivari, Korabi i Dibrës dhe të gjithë skuadrat e moshave të Maqedonisë së Veriut, deri te U21-shit

LEXO EDHE:

Back to top button