Çka po ndodhë? – Qeveria do të mblidhet të dielën

Çka po ndodhë? - Qeveria do të mblidhet të dielën

Gazetar: Adrian Kerimi

Të dielën kryeministri, Dimitar Kovaçevski do t’i mbledh partnerët e koalicionit qeveritar dhe partiak. Ora e takimit nuk është precizuar, por Alsat nga burime brenda subjekteve politike mëson se në takim do të bisedohet për shumë tema aktuale, duke filluar nga kriza energjetike dhe ekonomike deri tek përfundimi njëzëri se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2024, shkruan Alsat.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës maqedonase e thirrur për 18 qershor para Qeverisë. Siç tregojnë të njëjtat burime, Kovaçevski do të kërkon nga çdo partner koalicionit të konfirmojë qëndrimin se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht kanosjeve që i paralajmëron opozita maqedonase dhe strategjinë e saj për ta çuar Qeverinë në dorëheqje. Në këtë takim pritet të bisedohet edhe për masat ekonomike dhe tarifat energjetike, ndërsa do të diskutohet edhe mbi ndërhyrjen e organit ekzekutiv mbi akcizën e naftës, modeli zgjedhor etj. Burime të besueshme thonë për Alat se duke pasur parasysh zhvillimet në Bullgari, hapat e fundit që ndërmerr kryeministri bullgar, Kiril Petkov dhe Kuvendi i vendit fqinj, partnerët e koalicionit mund të kërkojnë që Qeveria të radikalizojë qëndrimet kundrejt Bullgarisë. Partnerët e koalicionit besohet ta kërkojnë një ndryshim të qasjes nga Qeveria në prag të 23 qershorit, kur edhe zyrtarisht do të dihet nëse vetoja bullgare hiqet ose mbetet në fuqi kundër Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë edhe Shqipërisë si shtet i cili ndodhet bashkërisht në pakon aspiruese për në BE. Ndonëse akoma nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, në takim pritet të marrin pjesë edhe partnerët shqiptarë të koalicionit, përkatësisht BDI, Alternativa dhe PDSH. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button