Kurti anulon Forumin e Prespës: Do t’i takoj përfaqësuesit e veteranëve

Kurti anulon Forumin e Prespës: Do t’i takoj përfaqësuesit e veteranëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i takuar veteranët e luftës bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë, raporton KosovaPress.

Kurti në seancën parlamentare tha se është i interesuar t’i takojë veteranët drejtpërdrejt veteranët, derisa ka bërë thirrje që të mos ndërpritet puna e Kuvendit.

“Ajo çfarë unë po propozoj sot, është që ta anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës për nesër. Dhe unë po i pres në takim bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transferve dhe me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i diskutojmë të gjitha. Por, unë besoj se ata janë përfaqësues të protestës, jo një deputet i opozitës. Sepse nga deputeti Tahiri dëgjova pasi që së pari u prezantua në emër të opozitës e më pastaj foli në emër të protestuesve. Pa dyshim se jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog, edhe nëse nuk pajtohemi. Ky është qëndrimi shumë i saktë i imi, por seanca e kuvendit nuk bën të ndërpritet. Është gabim që të ndërpritet seanca e kuvendit. Seanca e kuvendit duhet të vazhdojë, sepse kemi shumë pika dhe unë nuk po shkoj nesër në Prespë, po i takoj përfaqësuesit e veteranëve. Sot nuk do të shkoj”, theksoi Kurti.

Fillimisht Kurti tha se është pro që veteranët e UÇK-së të kenë kompensim më të lartë se paga minimale, por siç tha ai këtë e meriton numri i veteranëve të vërtetë. /kosovapress

LEXO EDHE:

Back to top button