Pas 44 vite, triumfon çiklisti belg në “Vueltën e Spanjë”

Çiklisti belg Remco Evenepoel u shpall fitues i edicionit të 77 të Vueltës së Spanjës, turneu i tretë më i rëndësishëm në botë në sportin e çiklizmit. Në përfundim të 21 etapave, çiklisti i skuadrës së “Quick-Step Alpha Vinyl Team”, dha kohën e përgjithshme 80 h 26’ 59”.

Ky është trofeu i parë i madh në karrierë për çiklistin 22-vjeçar belg, që në këtë edicion të Vueltës fitoi dy etapa: Një kronometër individual dhe një etapë malore. Pikërisht këto dy etapa i dhanë atij fitoren, duke krijuar diferencën e mjaftueshme me rivalët për të triumfuar.

Në vendin e dytë u rendit çiklisti spanjoll Enrik Mas, me +2’02”, ndërsa i treti spanjolli tjetër Huan Ayuso, me +4’57”. Kjo është hera e parë pas 44 vitesh që një çiklist belg arrin të fitojë një turne të madh në sportin e biçikletës.

LEXO EDHE:

Back to top button