​Pas bllokimit të kosovarëve reagon Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

​Pas bllokimit të kosovarëve reagon Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas bllokimit të qytetarëve nga Kosova në kufirin Serbi-Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë personat me ID/pasaporta të Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci, Serbi-Kroaci! Liria e lëvizjes së të gjithëve duhet të sigurohet pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjatë ditës është raportuar për bllokimin e 300 kosovarëve në kufi, derisa autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

LEXO EDHE:

Back to top button