Pas defektit në ujësjellës, uji në Strugë mbetet i turbullt

Dita e dytë që uji në ujësjellësin e qytetit në Strugë është i ndaluar për pije dhe për higjienë personale për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit që u shkaktua para dy ditësh. Në çezmat e struganëve uji ishte i zi, siç mund të shihet nga videoja që na e dërguan shikuesit tanë.

Nga Ujësjellësi dhe kanalizimi thonë se uji është i ndotur dhe nuk është për pije. Ekipet e ndërmarrjes janë në terren në përpjekje për ta zgjidhur problemin.

“Dikush duhet të japë sqarime, pse nuk ka ujë. Pa përgjegjësi kjo kështu mund të zgjasë edhe më shumë”.

Defektet në rrjetin e ujësjellësit janë të shpeshta. Kështu ndodhë lagje të tëra të ngelen pa ujë. Brenda pesë ditëve, dy herë kishte mungesë të ujit.

“Para dy ditëve, kur nuk kishte tërë ditën. Si uji i Vardarit, i turbullt, i errët, ashtu është, i papastër dhe i turbullt. Si ia dilni? Do të durojmë, s’kemi tjetër rrugëdalje, duhet t’ia bëjmë disi. Ndodh shpesh në këto ndërtesa, në këtë zonë”.

Kjo e vështirëson edhe funksionimin e bizneseve që me fuçi bartin ujë të pastër.

Ndalesa do të vlejë të paktën deri të hënën, kur duhet të jenë gati analizat mikrobiologjike.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button