Pas disfatës së turpshem, Xhaka përplaset me mbrojtësin  

Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, veterani i Bazellit, Taulant Xhaka, ka pasur një grindje të dhunshme me mbrojtësin qendror, Tim Klose, në dhomat e zhveshjes, pas eliminimit nga Kupa. U desh ndërhyja e shokëve të tjerë dhe pjesëtarëve të stafit që situata të qetësohej. Taulant Xhaka ka kritikuar hapur mungesën e krenarisë dhe përkatësisë për fanellën. Dhe kjo është e kuptueshme në një disfatë 2-6!

 

Ky është dështimi më i madh në historinë e Bazellit, në kauadër të Kupës së Zvicrës. Ka dyshime se Bazelli luajti jo vetëm kundër Vinterturit, por edhe kundër trajnerit të vet të mërkurën në mbrëmje!

“Puç ndaj trajnerit? Një pikëpyetje budallaq. Kjo gjë nuk ndodh në futboll. Ne duhet të luajmë mirë, sigurisht që nuk humbasim qëllimisht. Nuk ka asnjë lidhje me trajnerin,” ka thënë mes tjerash kapiteni Valentin Stoker.

LEXO EDHE:

Back to top button