Pas gazetarit, një tjetër francez vritet në Ukrainë

Pas gazetarit, një tjetër francez vritet në Ukrainë

Një francez ka vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë, tha ministria e Jashtme franceze në një deklaratë të premten.

Në deklaratë ishin shprehur edhe ngushëllimet për familjen e personit që humbi jetën.

 “Dëshirojmë të kujtojmë se Ukraina, në tërësinë e saj, është një zonë lufte. Në këtë kontekst, formalisht nuk duhet të shkosh në Ukrainë, pavarësisht nga arsyeja”, shtohet në deklaratë.

Ministria e Jashtme nuk specifikoi detaje se pse burri ndodhej në Ukrainë apo kur dhe ku saktësisht u vra.

Ai është shtetasi i dytë francez i vrarë në luftën në Ukrainë në më pak se një javë. Gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainën lindore të hënën.

LEXO EDHE:

Back to top button