Pas humbjes në Malishevë, Kilaj tërhiqet nga politika

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, është tërhequr nga politika pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Ai u mposht nga Ekrem Kastrati i Nismës që fitoi shumicën në balotazh.

“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë! Ju faleminderit përjetësisht të gjithë Ju që më besuat!”, ka njoftuar ai.

LEXO EDHE:

Back to top button