Pas karrierës 30-vjeçare, Besa Ademi u zgjodh në krye të Gjykatës Supreme

Gjykatësja Besa Ademi është Kryetarja e re e Gjykatës Supreme. Me 12 vota për dhe një kundër, Këshilli Gjyqësor e zgjodhi atë në pozitën e kryetares së gjykatës më të lartë në vend. Në garë për këtë pozitë ishin edhe kolegët e saj Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksoi se Ademi u zgjodh sepse shumë pak gra janë kryetare të gjykatave. Zdravev siguron se nuk kishte asnjë presion politik se kush duhet të drejtojë Gjykatën Supreme.

Për mua garantoj që jo. Unë prandaj thashë që nuk do gabonim nëse zgjidhnim edhe kolegun tonë Xhemali Saiti si kryetar të Gjykatës Supreme, por në pyetje ishin vetëm disa nuanca -tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kishin fjalë miradije për zgjedhjen e Besa Ademit. Vendimin e tyre për ta mbështetur njërin nga tre kandidatët e kanë bazuar në intervistat që kishin me ta. Përveç stazhit gjyqësor, për disa nga anëtarët vendimtare ka qenë edhe diçka tjetër.

Besa Ademi në gjyqësor është që nga viti 1990. Ajo fillimisht ka qenë praktikante dhe më pas bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut në Shkup. Më pas emërohet Zëvendëse e Avokatit Publik, ndërsa në vitin 2004 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup. Në vitin 2009 u emërua gjykatëse supreme. Ademi vitin e kaluar ishte në krye të Këshillit të Apelit në Gjykatën Supreme, e cila e shkarkoi Jovo Vangellovskin nga pozita e kryetarit të gjykatës. Vangellovski nuk është më gjykatës, sepse ai dhe tre kolegë të tjerë i hoqën paraburgimin biznesmenit Sead Koçan edhe pse ai ishte në arrati.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button