Pas një fluturimi prej 64 ditësh, avioni diellor i Airbus u rrëzua

Avioni pa pilot me energji diellore, një dron i njohur si Zephyr S, u rrëzua në Arizona pas më shumë se 2 muajsh fluturim.

Është një avion që nuk është i destinuar për transport njerëzish, Zephyr S nuk është një avion komercial. Mund të përdoret për fotografim, regjistrim radar ose sisteme identifikimi automatik për qëllime ushtarake, institucionale ose komerciale.

Duke marrë parasysh që avioni ushqehet ekskluzivisht nga energjia diellore, ai mund të qëndrojë në ajër për një kohë të gjatë. Avioni kaloi 64 ditë në fluturim përpara se të rrëzohej. Versioni i fundit Zephyr 8 ishte tashmë shumë afër rekordit të fluturimit më të gjatë, i cili i përket Cessna 172 Skyhawk. Ky rekord u vendos 63 vjet më parë, Cessna kaloi 64 ditë e 22 orë në ajër.

Zephyr pa pilot mund ta kishte thyer këtë rekord, por diçka shkoi keq më 19 gusht. Ekipi i Airbus analizoi të dhënat e mbledhura gjatë fluturimit, i cili zgjati më shumë se 1500 orë.

LEXO EDHE:

Back to top button