Pas pak, Presidentja Osmani mban konferencë për media
Pas pak, Presidentja Osmani mban konferencë për media
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të mbajë sot konferencë për media.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari I saj Bekim Kupina. Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.
Kuvendi i Kosovës mbrëmë mbajti seancë për zgjedhjen e presidentit të ri, por u ndërpre për shkak të mungesë së kuorumit.
Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin.








