Pas pak, vendimi për Modularin
Pas pak, vendimi për Modularin

Në Gjykatën e Tetovës sot pritet të shpallet aktgjykimi për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 persona, 12 pacientë dhe 2 familjarë që kujdeseshin për to.
Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik. Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti u kthye në rigjykim me vendim të Apelit në Gostivar.
Në gjykimin e parë, ish drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës u dënuam me 1 vit e 6 muaj burg me kusht, mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh.