Pas Shakirës dhe Jennifer Lopez, ja kush është këngëtari që do të këndojë në “Super Bowl 2021”

Këngëtari që do të pasojë shfaqjen elektrizuese të Shakirës dhe Jennifer Lopez në Super Bowl, shfaqje që u ndoq nga 104 milionë njerëz, do të jetë: The Weeknd.

“Të gjithë u rritëm duke parë këngëtarët më të mëdhenj në botë duke performuar në Super Bowl dhe ëndërrojmë të jemi në atë pozitë. Jam i përulur, i nderuar dhe në ekstazë që do të jem në qendër të asaj skene të famshme,” tha The Weeknd.

Ngjarja e vitit të ardhshëm – eventi më prestigjioz i futbollit amerikan – do të zhvillohet në Raymond James në Tampa Bay, Florida, të dielën e 7 shkurtit. Super Bowl është një nga koncertet më të komentuara, pjesë e të cilit kanë qenë më parë emra të mëdhenj si Michael Jackson, Prince, Madonna, Lady Gaga dhe Beyonce.


Burimi: BBC

LEXO EDHE:

Back to top button