Artisti tetovar Rilind Alimani vjen me projekt të ri në bashkëpunim me Elvana Gjatën
Artisti tetovar, Rilind Alimani, ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, Elvana Gjata.
Me projektin më të ri së bashku me Elvana Gjatën, Rilind Alimani vazhdon të dëshmojë se është një nga artistët e rinj që po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve të reja, duke përfaqësuar me krenari edhe qytetin e Tetovës në skenën muzikore shqiptare.
Ky bashkëpunim pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të forcojë më tej pozicionin e Rilind Alimanit si një prej emrave premtues të muzikës shqiptare./Alsat.mk.







