Pas shumë polemikave, shpallen fituesit e çmimeve “Kult” 2020

Shpallja e kandidaturave për çmimet “Kult” u shoqërua me një sërë polemikash këtë vit. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Rita Gjeka, doli hapur kundër kandidaturave, duke u shprehur se prej kohësh i kishte kërkuar akademisë që të mos nominohej asnjë shfaqje e teatrit “Migjeni”, pasi nuk pranonte të vlerësoheshin nga disa persona që nuk e kanë ndjekur fare shfaqjen. Ajo tha se organizatorët e kësaj ceremonie nuk i kanë ndjekur kurrë shfaqjet e teatrit “Migjeni” e nuk kishin se si të bënin vlerësime e të zgjidhnin një fitues. Gjithashtu Gjeka kërkoi që të bëheshin publik emrat e 45 anëtarëve të jurisë, që do të bënin përzgjedhjen për “Regjinë më të mirë”.

Megjithatë mes këtyre debateve, “Akademia Kult” ka finalizuar eventin me shpalljen e fituesve. Për shkak të kushteve të pandemisë, nuk u mbajt një ceremoni madhështore ashtu siç bëhet çdo vit, por fituesit janë shpallur online. Juria e përbërë nga 184 anëtarë ka përzgjedhur “Thërrime dashurie” të Marsela Çibukajt si “Kënga e vitit”, Ema Andrean si “Aktorja e Vitit”, Indrit Çobanin si “Aktori i Vitit” etj.

Më poshtë lista e plotë e fituesve:

KENGA E VITIT

  • MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT

  • IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”

BALERINI/A I/E VITIT

  • LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT

  • KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH

AKTORJA E VITIT

  • EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”

AKTORI I VITIT

  • INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”

REGJIA E VITIT

  • ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

LIBRI ARTISTIK I VITIT

  • TOM KUKA – me romanin “ORA E LIGË”

LIBRI STUDIMOR I VITIT

  • ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

PËRKTHIMI I VITIT

  • MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ

ARTISTI PAMOR I VITIT

  • GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

 

LEXO EDHE:

Back to top button