Pas takimit me diplomatët, Vuçiq: Dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë

Pas takimit me diplomatët, Vuçiq: Dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë

Një ditë pas takimit me pesëshen e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Beograd, në të cilin është diskutuar propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se dje ishte njëra nga ditët më të vështira për Serbinë.

Në një deklaratë në rrjetin social Instagram, Vuçiqi tha se të hënën do t’iu drejtohet qytetarëve lidhur me bisedimet në takimin e së premtes me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që udhëhoqi delegacionin e përbërë nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe të kryeministres italiane.

Sipas “N1” presidenti serb tha se do të flasë për të gjitha problemet me të cilat po përballen dhe zgjidhjet që janë para tyre.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk kam fshehur nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Ne do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë na duhet unitet dhe nga ata që e prisja për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, këtë nuk e morëm”, tha Vuçiq.

Më tej ai tha se “kemi marrë bashkimin e tyre, pavarësisht se të kundërtën e kanë thënë vetëm pak ditë më parë për një temë ku askush nuk duhet të dalë kundër dikujt”.

“Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe këtë herë. Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button