Pas tankeve, Ukraina tani kërkon aeroplanë luftarakë

Pas tankeve, Ukraina tani kërkon aeroplanë luftarakë

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se pas tankeve, Ukrainës do t’i duhen edhe aeroplanë luftarakë për t’u mbrojtur kundër agresionit rus.

Ai këtë deklaratë e bëri pasi Gjermania vendosi në fillim të ditës së sotme të dorëzojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të dërgojnë tanke Abrams në Ukrainë.

Për disa muaj, aleatët perëndimor ishin në dilemë nëse do t’i dorëzonin tanke ukrainasve sepse mendonin se kjo do të kontribuonte në përshkallëzimin e luftës.

“Ata që do të ndryshojë situatën në fushën e betejës tani janë aeroplanët luftarakë. Ne duhet të fillojmë një program trajnimi për pilotët ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përgatitemi për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë”, tha ai.

Sipas tij, helikopterë sulmues dhe raketa me rreze të gjatë janë të nevojshme për të shkatërruar bazat logjistike ruse dhe qendrat komanduese.

“Në fillim, fuqitë perëndimore thanë se do ta ndihmonin Ukrainën të ‘mbijetojë’. Jo më, tani duhet të fitojmë. Por për të fituar, ne duhet të forcojmë forcat e armatosura ukrainase”, tha Poroshenko në një deklaratë për euronews.

Kujtojmë se mediat holandeze së fundmi njoftuan se qeveria e këtij vendi do të shqyrtojë dorëzimin e aeroplanëve F-16.

LEXO EDHE:

Back to top button