Pas vetëm dy muajve funksionim, ndërpritet linja ajrore Shkup-Kiev

Kompania ajrore “Windrose” do të ndërpres linjën ajrore Shkup-Kiev pas vetëm dy muajve funksionim, transmeton Alsat. Fluturimet e fundit do të realizohen të enjten dhe të dielën, pas edhe dy rotacioneve në mars, pas çka linja do të ndërpritet tërësisht. “Windrose” është kompania e parë që realizoi lidhje direkte mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, fluturimet 7W791/792 Shkup-Kiev zhvilloheshin çdo të enjte dhe të diel me avionët Embraer-145 dhe ATR72-600.

LEXO EDHE:

Back to top button