Rama: Deri në vitin 2030 do keni PS-në në pushtet, me ose pa mua

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë konferencës së sotme me gazetarët është shprehur se ka bindjen që Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. Rama ka shtuar se ai ndoshta nuk do të jetë në krye të PS-së kaq vite, por sipas tij vizioni i Partisë që ai po drejton do të të jetë në plan pune deri në vitin 2030.

“Ditët, muajt dhe vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë. Kur të bëjmë 8 vite do jenë bërë akoma më shumë punë. Programi ynë është i qartë dhe i hapur publikisht. Merreni shikojeni. Ne kemi vendosur shtyllat dhe vazhdojmë punojmë për ata që kemi thënë. Në rastin konkret do bëjmë publike një platformë me program pune. Ky është programi që fyen fjalën program po ta quajmë program. Do të jetë një plan pune me një vizion të Shqipërinë në 2030. Këtë mos e lidhni me mua se nuk është e lidhur me mua. Por deri në 2030 PS do keni në pushtet. Me ose pa mua. Mos e lidhni me mua se do thoni obobo na u bë gogol ky”, tha Rama

LEXO EDHE:

Back to top button