Pas zgjedhjeve lokale, krizë e koalicioneve dhe e lidershipit shqiptar

Pas zgjedhjeve lokale, krizë e koalicioneve dhe e lidershipit shqiptar

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Viti 2025, veçanërisht në kampin politik shqiptar do të mbahet mend si vit i paqëndrueshmërisë politike dhe paqartësive për atë se kush me kë është në koalicion e kush cilin krah të partisë e mbështetë. Duke filluar nga kreu i ASH-së, Arben Taravari i cili ishte edhe ministër i Shëndetësisë, vendosi të braktisë koalicionin VLEN dhe ti bashkëngjitet Frontit Evropian dhe BDI-së, parti për të cilën paraprakisht thoshte se nuk e do askush.

“Në qoftë se e lëmë mendësinë e z.Ahmetit, mendësinë që e keni ju. Prandaj ju them, ju duhet reset, duhet të ndryshoni mënyrën si i perceptoni gjërat. Nuk shkon be, a e shihni, janë distancuar të gjithë nga ju. Është distancuar faktori ndërkombëtar, është distancuar VMRO-ja, është distancuar LSDM-ja i vin turp të thotë se bashkëpunon me BDI-në, a e keni parasysh a e shihni pak veten?”, pati thënë Arben Taravari – Kryetar i ASH.

Por e gjithë struktura e ASH-së në VLEN nuk ndoqi rrugën e Taravarit por qëndruan në pushtet ndërsa si përfaqësues kanë Arben Fetain. Kjo u pasqyrua edhe në Kuvend pasi nga pesë deputetë, ASH e Taravarit ngeli me vetëm dy. Deputetja Mimoza Musa qëndroi në VLEN ndërsa Salim Sulejmani u emërua si i dërguar i posaçëm në vendet arabe.

Nga ana tjetër Fronti Evropian nuk ishte stabil në funksionim pasi një parti hynte e një parti dilte. Një herë quhej Front Evropian e një herë Aleancë Kombëtare për Integrim. As njëra e as tjetra nuk i sollën rezultate në aspektin politik pasi duke kërkuar siç thoshin legjitimitetin tek shqiptarët, në zgjedhjet lokale pësuan disfatë të thellë.

“I uroj fitoren z.Ahmeti aty ku bëri luftën për legjitimitet, në komunën e Pllasnicës”, pati thënë Izet Mexhiti – VLEN.

Nga zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2025, fitues absolut doli VMRO-DPMNE me gjithsej 55 komuna. E dyta për nga numri i komunave doli koalicioni VLEN dhe atë me nëntë komuna. LSDM fitoi në gjashtë komuna ndërsa koalicioni AKI vetëm katër komuna. Rezultati i dobët i AKI-së, detyroi Aleancën për Shqiptarët të krahut të Selës, të braktisë këtë koalicion ndërsa paraprakisht e kishin braktisur edhe PDSH-ja, PDT-ja dhe Unioni i Romëve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button