Pasagjerët së shpejti do të mund të përdorin të gjitha opsionet e telefonave të tyre në aeroplan

Pasagjerët e avionëve në BE së shpejti do të mund të përdorin celularët gjatë fluturimit pa ndezur “modalitetin e aeroplanit”, raporton BBC.

Komisioni Evropian ka vendosur që linjat ajrore do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të teknologjisë 5G në bord. Kjo mund të nënkuptojë që pasagjerëve nuk do t’u kërkohet më të ndryshojnë mënyrën e funksionimit të telefonit të tyre, megjithëse nuk është ende e qartë se si do të zbatohet vendimi. Afati i fundit që anëtarët e BE-së të ofrojnë gamën e frekuencës “5G” për avionët është 30 qershor 2023.

Vendimi i ri nënkupton gjithashtu se pasagjerët do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje gjatë fluturimit, si dhe të përdorin aplikacione për të transmetuar muzikë dhe video. Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton tha se plani i ri do të “mundësojë shërbime inovative për njerëzit” dhe do të ndihmojë kompanitë evropiane të rriten.

“Qielli nuk është më kufiri kur bëhet fjalë për mundësitë që ofron lidhja me shpejtësi të lartë dhe me kapacitet të lartë,” tha Breton.

LEXO EDHE:

Back to top button