Pasdite me reshje shiu, bubullima dhe kushte për stuhi lokale

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga juglindja, moti sot do të jetë i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se proceset lokalisht do të jenë më intensive, me reshje më të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të keq afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, në disa zona proceset do të jenë më intensive, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Të enjten dhe të premten do të ketë paraqitje të izoluara të paqëndrueshmërisë, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti pritet të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, parashikon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button