“Pasqyra e Shëndetit” nis sezonin e ri – Sonte mund të mësoni se çka shkakton Obeziteti
“Pasqyra e Shëndetit” nis sezonin e ri – Sonte mund të mësoni se çka shkakton Obeziteti

Pasqyra e Shëndetit sezonin e ri e fillon sot në ora 16:35.
Të ftuar të parë për këtë sezon kemi dr. Irfan Ahmeti – endokrinolog, me të cilin do të flasim për obezitetin si sëmundje kronike, rrezikun kryesor që paraqet obeziteti për zhvillimin e diabetit tip2, dhe sa i rëndësishëm është konsultimi me një profesionist të kujdesit shëndetësor për udhëzime të personalizuara dhe për të diskutuar rreziqet dhe përfitimet e mundshme.
Në vendin tonë OBEZITETI ka filluar të trajtohet si sëmundje kronike edhe me hapjen e “Qendrave për Trajtim të Obezitetit”.
Një nga këto dy qendra gjendet në Klinikën Universitare të Nënë Terezës, ku falë një ekipi mjeksor multidisiplinar, njerëzit mund të marrin trajtimin e duhur në ndryshimin e stilit të jetës, mbështetje psikologjike, si dhe trajtim medikamentoz. Hormonet luajnë një rol vendimtar në sinjalizimin e urisë dhe ngopjes.
Ato luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e oreksit, metabolizmit dhe depozitimit të yndyrës, të cilat mund të ndikojnë në mbipeshë.
A mund që nëpërmjet barnave(medikamenteve) të rregullojmë hormonet e urisë dhe ngopjes? Farmakologjia mund të luajë një rol në trajtimin e obezitetit duke synuar rregullimin e oreksit, metabolizmin dhe uljen e yndyrës.
Cilat janë medikamentet e miratuara që përdoren? A duhet marrë gjatë gjithë jetës? Ndiqni sot emisionin për të mësuar informacionet më të fundit rreth obezitetit.