Pasuesja e mundshme e Johnson, Liz Truss: Putinit nuk mund t’i besohet asnjë fjalë

Pasuesja e mundshme e Johnson, Liz Truss: Putinit nuk mund t’i besohet asnjë fjalë

Një sulm rus në një port ukrainas një ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për zhbllokimin e porteve të Detit të Zi për eksportin e grurit dëshmon se presidentit rus nuk mund t’i besohet, tha Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss.

Dy raketa ruse goditën portin e Odessa të shtunën, por nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme, njoftoi shërbimi publik Suspilna, duke cituar ushtrinë ukrainase, raporton aljazeera.

“Kjo tregon se Putinit nuk duhet t’i besohet asnjë fjalë. Ne duhet të punojmë urgjentisht me partnerët tanë ndërkombëtarë për të gjetur një mënyrë më të mirë për të transportuar grurin ukrainas në treg në të cilin Rusia nuk do të marrë pjesë sepse ka thyer premtimin e saj”, tha Truss.

Sulmi ndodhi një ditë pasi Rusia nënshkroi një marrëveshje me OKB-në dhe Turqinë për të lejuar eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi, përfshirë Odesën.

Sulmi u dënua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili mori pjesë në Stamboll të premten në nënshkrimin e një marrëveshjeje për zhbllokimin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi.

Ndryshe, Truss dhe Rishi Sunak janë dy kandidatët që mund ta pasojnë në postin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili pritet të zëvendësohet në muajin shtator pasi ka dhënë dorëheqje nga kreu i partisë Konservatore.

LEXO EDHE:

Back to top button