Dita e 150-të e pushtimit rus të Ukrainës – kjo është situata në fushat e betejës

Dita e 150-të e pushtimit rus të Ukrainës – kjo është situata në fushat e betejës

Shumë njerëz u plagosën në sulmin me raketa ruse në portin Odessa, tha guvernatori i rajonit, në ditën e 150-të të pushtimit rus dhe një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për zhbllokimin e porteve të Detit të Zi.

“Fatkeqësisht disa persona u plagosën. Infrastruktura portuale u dëmtua”, tha Maksim Marchenko në një video-mesazh në rrjetet sociale, por nuk specifikoi numrin në fjalë.

Rusia mohon përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye në ditën e 150-të të luftës dhe një ditë pasi Rusia, Ukraina, Kombet e Bashkuara dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të zhbllokuar portet e Detit të Zi për të lejuar eksportin e grurit ukrainas të rëndësishëm për zbut rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe kërcënimin e urisë në vendet e varfra.

Marrëveshja duhet të mundësojë eksportin e 20 deri në 25 milionë tonë drithë të bllokuar në Ukrainë, raporton theguardian.

Pushtimi rus i Ukrainës, dy vende që ofrojnë 30 për qind të drithit për tregjet botërore, shkaktoi një rritje të shpejtë të grurit dhe naftës, ku kontinenti afrikan, i cili varet shumë nga këto produkte, ishte më i godituri.

Agence France Presse ofron një pasqyrë të situatës në Ukrainë në ditën e 150 të luftës, sipas informacioneve të gazetarëve në vend, deklaratave zyrtare nga zyrtarë rusë dhe ukrainas, si dhe burime perëndimore, analistë dhe organizata ndërkombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button