Temperatura të larta në SHBA, mbi 1 mijë të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Temperatura të larta në SHBA, mbi 1 mijë të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Një zjarr që po përhapet me shpejtësi në afërsi të Parkut Kombëtar Josemite ka përfshirë një zonë të gjerë, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve.

Zyrtarët në Kaliforni thanë se zjarri filloi të premten pasdite në jugperëndim të parkut pranë zonës Midpajns në qarkun e Meriposës dhe të shtunën në mëngjes ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth 16 kilometrash katrorë.

Sipas zyrtarëve, zjarri u nxit nga moti i nxehtë dhe tharja e bimëve. Autoritetet lëshuan një urdhër për evakuim të detyruar të rreth 1700 banorëve të zonës të premten mbrëma.

LEXO EDHE:

Back to top button