Fshati në Greqi kthehet në ferr nga zjarri, gazetari hidhet në det për t’i shpëtuar flakëve

Fshati në Greqi kthehet në ferr nga zjarri, gazetari hidhet në det për t’i shpëtuar flakëve

Fshati Vatera i Mytilinit në Greqi është kthyer në ferr, pas zjarrit që ra mëngjesin e së shtunës.

Teksa kishte shkuar në vendngjarje për të raportuar, gazetari Giannis Sinani, u përball me flakët që përhapeshin me shpejtësi, teksa ishte në makinën e tij.

Në këtë moment ai e kuptoi që nuk mund ta vazhdonte dot rrugën, Sinanis u detyrua të hidhet në det për të shpëtuar nga zjarri, ndërsa u shpëtua më vonë nga një mjet i rojes bregdetare.

Giannis Sinanis u detyrua të ecë 8 kilometra përgjatë plazhit, derisa situata filloi të vështirësohej dhe kështu ai vendosi të hidhet në ujë për të shpëtuar.

LEXO EDHE:

Back to top button