Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë u rrit me 54%

Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë së COVID-19 është rritur për katër trilionë dollarë.

Një raport nga Instituti për Studime Politike që u botua në portalin “Business Insider”, thotë se nga 18 mars 2020 deri më 18 mars 2021, pasuria e 2.365 miliarderëve u rrit me 54%, pra për katër trilionë dollarë.

Raporti thekson se vetëm 20 miliarderët më të pasur tani janë edhe më të pasur për 742 miliardë dollarë, një rritje prej 68%.

Gjithashtu, në një raport tjetër nga organizata ndërkombëtare Oxfam botuar në fillim të vitit 2021, thuhet se miliarderët janë më të pasur me rreth 3,9 trilionë dollarë.

Në raport theksohet se këto para do të ndihmonin që askush të mos mbetej i varfër nga pandemia e koronavirusit, si dhe do të mund të bliheshin vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

LEXO EDHE:

Back to top button