“Pasuria nuk ka kuptim, nëse nuk jetohet për kombin”, kështu thotë Beqir Potkan, sipërmarrës në SHBA i cili në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar u arratis nga Shqipëria komuniste.
Ai thotë se gjatë regjimit komunist njerëzit në Shqipëri ishin si në burg, dhe jeta e vështirë pa liri dhe me rrezik për jetën e kishte shtyrë që të arratisej nga Shqipëria e atëhershme.
Por ai thotë se pavarësisht se sa i pasur sot, jeta nuk do kishte kuptim nëse nuk jetohet për kombin.
Këto deklarime z. Potka i bëri në një intervistë për Programin 200, që transmetohet sot në ora 18.00, ku flet me shumë emocion për takimin me nënën e tij pas arratisjes apo dhe për takimin me babin e tij në burg.








