“Patriote e Rusisë”, Putini i dërgon ngushëllimet familjes së Darya Dugina-s: Një krim mizor

“Patriote e Rusisë”, Putini i dërgon ngushëllimet familjes së Darya Dugina-s: Një krim mizor

Putin dënon “krimin e neveritshëm, mizor” pasi Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen e Darya Dugina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij familjes së Darya Dugina, duke e përshkruar vajzën e ideologut ultra-nacionalist rus Alexander Dugin si një “patriote të Rusisë”. Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, lideri rus e përshkroi vrasjen e Dugina-s si një “krim të neveritshëm dhe mizor”.

Putin tha: “Një krim krimi i neveritshëm, mizor i dha fund jetës së Darya Dugina, një njeri i ndritshëm, i talentuar me një zemër të vërtetë ruse, e sjellshme, e dashur, simpatike dhe e hapur. Gazetare, shkencëtare, filozofe, korrespondente lufte, ajo i shërbeu me ndershmëri popullit, Atdheut, vërtetoi me vepër se çfarë do të thotë të jesh patriot i Rusisë.

Deklarata e Putinit u publikua pasi Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) akuzoi shërbimet e inteligjencës së Ukrainës për vrasjen e saj. Megjithatë, Ukraina ka mohuar përfshirjen në vdekjen e saj. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button