Skuadra e Man.Junajtedit është gati të blindojë trajnerin Erik Ten Hag, me një kontratë afatgjatë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e “Djajve të Kuq” është gati t’i ofrojë trajneri një kontratë deri në vitin 2028.
Kjo marrëveshje e re vjen pavarësisht humbjes që Man. Junajted pësoi të dielën në Premier Ligë ndaj Njukasëllit, një rivali direkt për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Sipas kontratës së re, pritet që trajneri holandez të përfitojë 12 milionë stërlina në sezon, duke u bërë një nga trajnerët më të paguar në botë.
Sipas mediave, klubi është bindur për aftësitë e Ten Hag, duke e konsideruar si njeriun e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt një cikli të ri. Ky është sezoni i parë i Ten Hag në “Old Trafford” dhe deri më tani paraqitjet kanë qenë bindëse. Madje Man. Junajted arriti të fitojë edhe trofeun e “Carabau Cup”, sukses që mungonte prej vitesh.








