Pavarësisht reagimeve të banorëve, Hasanbegu mbetet i “ngulfatur” nga mbeturinat

Pavarësisht reagimeve të banorëve, Hasanbegu mbetet i “ngulfatur” nga mbeturinat

Gazetar: Avni Tahiri

Problemi i mbeturinave të grumbulluara para hyrjeve të shtëpive, në Hasanbeg vazhdon të shqetësojë banorët e kësaj lagje.

Banorët thonë se në vend që të grumbullohen në mënyrë të rregullt, mbeturinat se fundmi janë bërë shqetësim në vete, pasi çdo mëngjes shpërndahen nga qentë endacakë.

”Kjo shihet çfarë të komentojmë!, keq, shumë keq”, u shpreh një qytetare.

“A gjetet vend ku t’i hidhni mbeturinat? Tentojmë të gjejmë. Shumë keq është sepse unë jetoj shumë afër këtu dhe kur dal në ballkon ndjehet aroma e keqe e sidomos gjatë verës”, tha një qytetar.

“Gati tre javë që nuk kanë ardhur që t’i grumbullojnë mbeturinat. Tjera here vinin që t’i grumbullojnë ndërsa sot nuk e dimë kur duhet të vijnë që t’i grumbullojnë, a ditën e enjte a të mërkurën a të premten apo të shtunë, nuk e dimë se kur vijnë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Era vjen, ja ku flejë, era e keqe vjen në shtëpi e në pjesët tjera gjithashtu, nëse nuk dalim ta pastrojmë me ujë. Me veturë i kam larguar deri tek kontejneri tjetër sepse nuk ka zgjidhje tjetër, qentë i bartin mbeturinat”, deklaroi një qytetar.

Sipas kryetarit të bashkësisë lokale të Hasanbegut, vetëm atëherë kur reagohet në mediume dalin nga ndërmarrja dhe i grumbullojnë.

“Nuk kërkojmë asgjë, vetëm mbeturinat të largohen sepse në mëngjis kur nxënësit shkojnë në shkollë kanë shqetësime nga qentë endacak që kërkojnë neper mbeturina ushqim. Në pjesën ku kemi dalë dhe kemi thirre gazetarë, kanë ardhur e kanë larguar e në shumë rrugë të fshatit nuk janë pastruar, pse duhet qe për çdo rrugicë tu thirrmi ju dhe pasi ta shohin në mediume atëherë i dërgon Arsovska”, deklaroi Rexhep Ali Kadriu – Kryetar i bashkësisë lokale të Hasanbegut.

Nga Higjiena Komunale e Shkupit thonë se grumbullimi bëhet sipas orarit dhe dinamikes së caktuar. Denoncimi i problemit me mbeturinat e pa grumbulluara në Hasanbeg të Shkupit zgjat tani e tre javë. Përveç Hasanbegut, tash e një kohë i gjithë Shkupi po përballët me problemin e ngjashëm dhe krijimin e deponive afër kontejnerëve të stërmbushur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button