PD në krah të protestuesve: Berisha sulmon qeverinë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve në Tiranë dhe në mbarë vendin, duke e cilësuar atë si një lëvizje masive kundër, siç tha ai, diktaturës autoritaresë regjimit të Edi Ramës. Gjatë një konference për mediet, Berisha tha se protesta ka marrë përmasa të mëdha dhe ka tejkaluar kufijtë politikë, ndërsa u bëri thirrje të gjithë demokratëve, mbështetësve të PD-së dhe qytetarëve të bashkohen me të. Sipas tij, protestuesit po kundërshtojnë një sërë ligjesh që PD i ka cilësuar si antikushtetuese dhe në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian.

“Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo. Ndaj dhe thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse dhe mbështetës të PD, të bashkohen në protestën e rinisë dhe qytetarëve të Tiranës, protestë kjo që tejkalon kufinjtë e forcave politike.” – Sali Berisha, Kryetar i PD-së.

LEXO EDHE:

Back to top button