Pele i tha Putinit: Ndaloni agresionin e pajustifikuar kundër Ukrainës

Futbollisti legjendar brazilian Pele i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë “këtë agresion të çoroditur dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”. Braziliani e bëri këtë pak minuta para fillimit të ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Skocisë.

“Dua ta shfrytëzoj ndeshjen e sotme si rast dhe të dërgoj një apel. Ndaloni pushtimin. Nuk ka asnjë argument që mund të justifikojë një dhunë të tillë. “Ky konflikt është i çoroditur, i pajustifikuar dhe sjell vetëm dhimbje, frikë, terror dhe një ndjenjë të përzier”, ka postuar Pele në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

Pele është i njohur për Putinin, ata u takuan për herë të fundit në vitin 2017 kur Rusia luajti në Kupën e Konfederatave. Ai e përshkroi atë takim edhe në Instagram.

“Kur takoheshim në të kaluarën dhe shkëmbenim buzëqeshje me shtrëngime duarsh të gjata, nuk e prisja të vinte dita kur do të ishim kaq të ndarë në anët e kundërta si sot”, shtoi braziliani i famshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button