Pemët thithin dy herë më shumë karbon sesa mendohej më parë

Në një studim i cili synonte të analizonte trungjet e pemëve duke përdorur skanimin 3D, u zbulua se pyjet britanike po thithin dy herë më shumë karbon sesa ishte vlerësuar më parë.

Hulumtimi përdori lazer për të hartuar gati një mijë pemë në një pyll në Oxfordshire dhe zbuloi se pemët e rritura kanë një rol kyç për të luajtur në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Llogaritjet e sakta të sasisë së karbonit të përthithur nga pylli mund të ndihmojnë në vendimmarrje dhe të zbulojnë dëmin e vërtetë të shkaktuar nga humbja e pyjeve.

Përpara teknologjisë së skanimit 3D, analizat e pemëve ishin të mundshme vetëm duke i prerë, por tani hartat përdoren për çdo pemë. Ato krijohen me lazer, pas së cilës bëhet një model.

Në këtë mënyrë, shkencëtarët mund të llogarisin sasinë e karbonit të zhytur në trungun dhe degët e pemës, dhe të dhënat në rastin e pyllit britanik, treguan dyfishin e sasisë së vlerësimit të mëparshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button