Pendarovski: Nuk pajtohem që përkatësia etnike të qëndrojë në letërnjoftime

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk pajtohet me propozimin që në letërnjoftime të shkruhet edhe përkatësia etnike. Në një intervistë për mkd.mk, ai shprehet se përkatësia etnike në letërnjoftime nuk ndodh në asnjë shtet, por nëse miratohet Ligji, me procedurë të rregullt, atëherë ai nuk do të dalë kundër dhe do ta dekretojë Ligjin.

- Advertisment -

“Nëse shumica parlamentare arrin marrëveshje, nëse ka shumicë dhe nëse Ligji miratohet në procedurë të rregullt, unë nuk kam shumë argumente kundër që të mos e dekretojë ligjin. Por, personalisht nuk pajtohem që përkatësia etnike të qëndrojë në letërnjoftime. Nuk ekziston shtet demokratik në botë në të cilën qëndron përkatësia etnike apo fetare. Mua nuk më pengon, nuk mendoj se ai Ligj, nëse miratohet në atë mënyrë do ta shpartallojë shtetin, as që do të ketë pasoja negative. Personalisht nuk pajtohem, por nëse e votojnë në atë formë, unë do ta dekretojë edhe pse nuk pajtohem që ai detaj të qëndrojë në letërnjoftime”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i Shtetit.

LEXO EDHE:

Back to top button