DASH, thirrje Kosovës t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se SHBA-ja do ta inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’iu japë përparësi negociatave me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, tha Price për Zërin e Amerikës.

- Advertisment -

Ai tha se SHBA-ja e përgëzon popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare, që u mbajtën më 14 shkurt.

“Ne shpresojmë të punojmë me Qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë”, tha Price.

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje.
Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, tha se prioritet i tij nuk do të jenë negociatat me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.

LEXO EDHE:

Back to top button