Policia konfiskon një veturë në Tetovë, nuk ishte e regjistruar më shumë se 6 muaj

Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 15:30, në rrugën ,,Iliria“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë sekuestruar përkohësisht një veturë me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar nga 19-vjeçari E.R. nga Bojana e Shkupit, e cila nuk ka qenë e regjistruar për më shumë se 6 muaj.

“Kundër pronarit të automjetit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 344 pika 3 të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button