Porto-Juventus, formacionet e mundshme

Kampioni aktual i Portugalisë do të përballet me kampionin e Italisë, ku sot në kuadër të Ligës së Kampionëve, Porto pret në shtëpi skuadrën e Juventusit. Juventus e përfundoi fazën e grupeve si lider i Grupit G, duke lënë prapa në vend të dytë skuadrën e Barcelonës. Që nga fillimi i vitit 2021, lojtarët e Andrea Pirlos kanë qenë në formë të shkëlqyer, por kanë dështuar ta vazhdojnë atë ecuri në dy ndeshjet e fundit, ku rikthehen nga një humbje, nga skuadra e Napolit.

Në anën tjetër, skuadra e Portos arriti të kualifikohej lehtësisht, ku gjatë fazës së grupeve përfunduan në vend të dytë, pas Manchester Cityt, duke humbur vetëm një ndeshje nga gjashtë të zhvilluara.

Por, në katër ndeshjet e fundit, “Dragonjtë”, kanë arritur të regjistrojnë katër barazime radhazi, dhe do të shikojnë që sot të këndellën kundër “Zonjës së Vjetër”.

Të dy trajnerët, Pirlo dhe Conceicao do të kenë probleme me mungesa në skuadër. Për Juventusin nuk do të paraqiten Cuadrado, Dybala, Ramsey dhe Arthur. Kurse, për Porton do të mungojnë Nanu, Zaidu Sanusi dhe Otavio, përcjell KosovaPress.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave vijojnë si më poshtë.

Porto (4-3-3): Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Sarr; Corona, Oliviera, Uribe; Diaz, Marega, Taremi

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Ronaldo, Morata

21:00 Porto – Juventus (Stadiumi Dragao)

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button