Trump sulmon ashpër republikanin, e quajti moralisht përgjegjës për trazirat

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk duke duroi më gjatë por iu kthye ashpër kolegut të tij republikan, Mitch McConnell të cilin e cilësoi një “politikan të vrazhdë dhe të mërzitur”. Nëse senatorët republikanë vazhdojnë të mbeten me të, ata do të humbin përsëri, tha Trump. Javën e kaluar, Senati i Shteteve të Bashkuara e shfajësoi ish presidentin nga përgjegjësia për nxitjen e trazirave në Kongresin amerikan.

McConnell, i cili ka udhëhequr Senatin për katër vjet, votoi për shfajësimin e Trumpit, por nuk la pa e thënë me pas se e konsideronte atë “moralisht përgjegjës” për trazirat. “Partia Republikane kurrë nuk mund të respektohet ose të jetë e fortë me ‘liderë’ politikë si senatori Mitch McConnell në krye të saj”, tha Trump përmes një deklarate për shtyp.

“Mungesa e gjykimit politik, mençurisë, aftësisë dhe personalitetit” të McConnellit u ka kushtuar republikanëve me kontrollin e Senatit, pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, shtoi ai. në 6 janar, derisa Trump ka qenë ende president, mbështetësit e tij kanë sulmuar dhunshëm ndërtesën e Kongresit, ku ligjvënësit po certifikonin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale. Pesë vetë, përfshirë një zyrtar të policisë, mbeten te vrarë në trazira.

LEXO EDHE:

Back to top button