Pendarovski thirri seancë të Këshillit të Sigurimit për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë

Këshilli i Sigurimit nesër do të mbajë seancë në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministër i Brendshme, Slavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Veton Ljatifi, Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish-ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.

Me ftesë të Presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Inteligjencë, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral Vasko Gjurcinovski, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button